Zonjushë plastika

Zonjushë Plastika, materiali më i përdorur nga njerezit, takohet me personazhet më të dashur të fëmijëve. Nga këto takime,ajo kupton se pavarësisht përhapjes së saj në botë, ajo është e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për fëmijët,njerezit dhe mjedisin. Njëbrirëshi i bën asaj të ditur se materiali i saj dhe ngjyruesit e hedhur mbi të janë shumë të dëmshme për fëmijët. Gjumashët e Reve e kritikojnë për dëmtimin e atmosferës për shkak të kimikateve që lëshon përbërja e saj. Sirenat ankohen për gjallesat e ngordhura për shkak të plastikës së përtypur. Ngrica Teprica është e alarmuar për shkak të ngrohjes globale si pasojë e djegies së materialeve të dëmshme si Plastika. Në fund,personazhi i Natyrës jep ndëshkimin e merituar për Zonjushë Plastikën por duke kritikuar edhe njerezit për përdorimin pa kriter të këtij materiali.