Peshku i artë

Shiko Trailer-in

Nje peshkatar   plak  qe   niset  per  te   kapur   peshk, si  i   vetmi  mjet mbijetese per te dhe gruan e tij.  Me gjithe varferine qe peshkatari ka, ai eshte pothuajse gjithnje i lumtur dhe i kenaqur me ato qe ka. Por gruaja e tij nuk e pranon kurresesi kete situate dhe gjithmone e shan dhe e qorton te shoqin. Ndryshe nga burri i saj ajo eshte gjithnje e pakenaqur.

Nje dite tek peshkonte, plakut i ndodh nje gje e jashtezakonshme. Grepi i bie ne nje peshk te arte, ne nje flaunder. Peshku i arte nuk ishte i zakonshem, ishte magjik, ai plotesonte deshira. Tek i lutej plakut qe ta leshonte ai i thote qe do i plotesonte cdo gje, mjafton qe ai ta linte te lire. Peshkatarit plak i erdhi keq dhe e la peshkun teshkonte. Kur u kthye ne shtepi dhe i tregoi gruas per ate cka i kishte ndodhur ajo nuk u habit, por e shau dhe e qortoi pse ai nuk i kishte kerkuar asgje. Kerkesat esaj   ne   "fillim   ishin  te   vogla   deri   sa  ato   u   bene  te   medhaja, aq   te  medhaja   sa grykesia e saj e coi perseri ne skamje e varferi. Ajo asnjehere nuk u kenaq, edhe kur mireqenia e saj u rrit. Pra tek perpiqej te kerkonte te pamunduren dhe te gjente “lumturine” ajo mbetej pa gje fare.