Një muzikal fantastik për Krishtlindje i frymëzuar nga tregimi i 1957-ës i shkruar nga Dr. Seus. Një shfaqje e ëmbël ku muzika flet shqip dhe ku interpretimi i fëmijëve të Qendrës Kulturore Kombëtare të Fëmijëve dhe i aktorëve profesionistë gërshetohet me koreografitë plot atmosferë e alegri.  

"Grinç" jo vetëm do ia shtojë bukurinë festave të fundvitit, por do jap edhe mesazhin e rëndësishëm që Krishtlindjet në thelb të tyre nuk kanë dhuratat, zbukurimet apo tryezat plot me ushqime, por lumturinë, dashurinë dhe harmoninë familjare.