Shfaqjet

Teatri i Kukullave

Teatri i Kukullave

Aladini

  • Aladini është një muzikal me të gjitha ngjyrat e Arabisë. Muzika shqip sjell atmosferën mistike të qytetit të Agrabasë me intrigat e Xhafarit për të marrë pushtetin e Sulltanit të madh dhe me dashurinë e Aladinit për Princeshën Xhasmin. Aladini, një hajdut për të mbajtur frymën gjallë, bie në dashuri me Xhasminën. Por a do të arrijë ai ta fitojë shpirtin e lirë të saj? Ndoshta për këtë do duhet ndihma e një Xhindi të burgosur brenda një llambe magjike. Apo duhet vetëm sinqeriteti dhe besimi tek vetja dhe tek tjetri? Kjo do të zbulohet nëse edhe ju hipni mbi tapetin fluturues dhe vini të shihni nga afër magjinë e shfaqjes "Aladini".

Delja e detit

  • Një dele e mbyllur në një fermë e cila ha vetëm ushqim të koncentruar ka një qëllim të madh në jetë: të ushqehet me bar të njomë. Në mungesë e barit në tokë ajo vendos të hidhet në det dhe të bëhet një dele deti. Pas shumë vështirësish, më në fund arrin të bëhet një dele e vërtetë deti. Por vë re që edhe nën det nuk mund ta gjej dot barin e njomë, sepse ai bar po shkatërrohej nga njerëzimi. Ajo vendos të bëhet një dele hapësire, dhe shkon në hënë. Delja e bind njeriun ta mbjelli barin në tokë dhe kështu, shkojnë në tokë, ku nisin edhe të festojnë për mbjelljen e barit të njomë. "Delja e Detit" - Një shfaqje inovative për skenën e Teatrit të Kukullave. Një kuartet brilant komunikimi me kukullës, aktorëve në skenë, personazheve të animuar dhe spektatorit që reagon gjatë shfaqjes. Një shfaqje ku mesazhi për mbrojtjen e mjedisit vjen në mënyrë argëtuese.

E bukura dhe bisha

  • Një princ i ri, egoist dhe arrogant bie nën magjinë e një magjistareje, e cila e shndërron atë në një bishë të frikshme. Ndërkohë shërbëtorët e tij i kthen në objekte. Po të mësojë të dojë dhe të bëj që edhe të tjerët ta duan, atëherë magjia do të prishet. Në të kundërt ai do të mbetet një bishë. Por kush vallë do të mund të dashurohet me një bishë? 
     

    Mirëpo një ditë, E Bukura - një vajzë e re, e guximshme, inteligjente dhe plot gjallëri - hyn në kështjellën e Bishës pasi ai kishte burgosur të atin e saj. Me ndihmën e shërbëtorëve të Princit, ajo nxjerrë në pah brishtësinë dhe çiltërsinë që kishin qenë të fshehura në thellësi të shpirtit të tij. Mes tyre lind diçka e mrekullueshme. Por, në fshatin nga vjen E Bukura, ekziston shpirt-akulli Gaston, që ka plane të tjera për të ardhmen e saj.

Grinçi

  • Një muzikal fantastik për Krishtlindje i frymëzuar nga tregimi i 1957-ës i shkruar nga Dr. Seus. Një shfaqje e ëmbël ku muzika flet shqip dhe ku interpretimi i fëmijëve të Qendrës Kulturore Kombëtare të Fëmijëve dhe i aktorëve profesionistë gërshetohet me koreografitë plot atmosferë e alegri.  

    "Grinç" jo vetëm do ia shtojë bukurinë festave të fundvitit, por do jap edhe mesazhin e rëndësishëm që Krishtlindjet në thelb të tyre nuk kanë dhuratat, zbukurimet apo tryezat plot me ushqime, por lumturinë, dashurinë dhe harmoninë familjare. 

Maçoku me çizme

  • Na ishte nje here nje mullixhi qe, para se te vdiste, I la trashegim djalit te madh mullirin, te mesmit nje gomar dhe te voglit nje maçok…Po qe nuk ishte nje maçok dosido. Qe ta  ndihmonte te zotin,maçoku zuri dy menjella. Pasketaj I beri nje vizite mbretit dhe I tha: 
     

    -Madheri ,imzot,merkezi I Karabasit, me ka ngarkuar qe t’ju jap kete dhurate modeste. Nje dite kur mbreti kishte dale per shetitje tok me te bijen, maçoku e shtyu te zotin te futej ne lume. Ia fshehu teshat dhe, kur pa te kalonte atyre aneve karrocen e mbretit, thirri: -Ndihme ! Ndihme!  Imzot ,markezi I Karabasit ,po mbytet !Mbreti dergoi oborrtaret e tij qe ta shpetonin djaloshin. Maçoku I kallezoi qe cubat I kishin plackitur dhe e kishin hedhur ne lume. Me ta marre vesh kete gje, mbreti dha urdher t’I jepnin djaloshit nje pale rroba qe I vinin per shtat seres se tij. Princesha , kur pa ate djalosh aq te hejshen, ra sakaq ne deshuri me te. Djaloshi zuri vend ne karrocen mbreterore. Nderkohe maçoku, duke vrapuar me çizmet e veta, I urdheronte fshataret: -Nese nuk I thoni mbretit qe keto toka jane te markezit te Karabasit, ka per t’ju pire e zeza! Te gjoret fshatare vepronin si u thoshte maçoku. 
     

    Maçoku shkoi ne keshtjellen ku jetonte pronari I vertete I tokave, I cili na ishte nje magjistar I frikshem. –Me kane thene, - I tha Maçoku me çizme,- qe je I zoti te hysh nen lekuren dhe te marresh formen e cfarrdolloj kafshe. – Po, ashtu eshte,- I tha magjistari dhe per t’ia deshmuar u shnderrua ne nje luan te tmerrshem. – Eh , kjo eshte e lehte, - I tha me te qeshur Maçoku , - po ma do mendja qe nuk je ne gjendje te shnderrohesh ne nje kafshe me te vogel, fjala vjen ne nje miush. Atehere magjistari u shnderrua ne nje miush. Sakaq Maçoku e ngertheu dhe e kollofiti. Ate çast mbreti dhe shpura e tij mberriten ne keshtjelle. – Mire se erdhet ne keshtjellen e markezit te Karabasit, -I pershendeti Maçoku. Sherbetoret u perkulen para zotit te tyre te ri. I mrekulluar ng ate gjithe c’po I shihnin syte , mbreti mendoi se markezi I Karabasit do te ishte nje bashkeshort I mire per te bijen. E bija e mbretit dhe markezi I Karabasit vune kurore dhe jetuan te lumtur. Gjithcka u be e mundur fale mencurise se Macokut me Çizme , I cili nuk le gje pa bere qe t’i siguronte te zotit nje jete qete e te begate.  

Na ishte njëherë

  • Përralla “Na ishte njëherë” flet për historinë e një Mbreti shumë të mirë, që mbas tradhëtisë që i bën mbretëresha e tij vendos të hakmerret ndaj të gjitha grave e vajzave të mbretërisë. Subjekti është marrë nga përrallat 1001 netë, ku personazhi kryesor Sheherezade vendos të sakrifikojë për të shpëtuar gratë e vajzat e mbretërisë. Ajo i tregon cdo natë një histori të bukur mbretit i cili nga kureshtja e shtyn vendimin për ta dënuar Sheherezaden. Në shfaqjen tonë ajo ka zgjedhur të tregojë historinë e Alibabas dhe hajdutëve të tij. Në fund mbreti e fal Sheherezaden dhe të gjitha gratë e vajzat. 
     

Peshku i artë

  • Nje peshkatar   plak  qe   niset  per  te   kapur   peshk, si  i   vetmi  mjet mbijetese per te dhe gruan e tij.  Me gjithe varferine qe peshkatari ka, ai eshte pothuajse gjithnje i lumtur dhe i kenaqur me ato qe ka. Por gruaja e tij nuk e pranon kurresesi kete situate dhe gjithmone e shan dhe e qorton te shoqin. Ndryshe nga burri i saj ajo eshte gjithnje e pakenaqur.

    Nje dite tek peshkonte, plakut i ndodh nje gje e jashtezakonshme. Grepi i bie ne nje peshk te arte, ne nje flaunder. Peshku i arte nuk ishte i zakonshem, ishte magjik, ai plotesonte deshira. Tek i lutej plakut qe ta leshonte ai i thote qe do i plotesonte cdo gje, mjafton qe ai ta linte te lire. Peshkatarit plak i erdhi keq dhe e la peshkun teshkonte. Kur u kthye ne shtepi dhe i tregoi gruas per ate cka i kishte ndodhur ajo nuk u habit, por e shau dhe e qortoi pse ai nuk i kishte kerkuar asgje. Kerkesat esaj   ne   "fillim   ishin  te   vogla   deri   sa  ato   u   bene  te   medhaja, aq   te  medhaja   sa grykesia e saj e coi perseri ne skamje e varferi. Ajo asnjehere nuk u kenaq, edhe kur mireqenia e saj u rrit. Pra tek perpiqej te kerkonte te pamunduren dhe te gjente “lumturine” ajo mbetej pa gje fare. 

Qullaci i hekurt

  • "Qullaci i Hekurt" është një vepër dramaturgjike për fëmijë që synon edukimin e tyre nëpërmjet teatrit. Subjekti Subjekti i kësaj vepre bën fjalë për një shërbëtor të thjeshtë të një mbretërie të cilin e tallin të gjithë duke i thënë 'qullac' për shkak të fizikut të tij të pafavorshëm e jo të bukur. Dhe ndërkohë papritmas shfaqet një armike e fuqishme që synon shkatërrimin e mbretërisë e cila me dinakërinë e saj arrin ta gjunjëzojë Mbretin e të shkatërrojë shpresën. Mirëpo falë zgjuarsisë dhe mirësisë së 'qullacit' e keqja mundet dhe mbretëria çlirohet. Shpëtimi vjen nga aty ku nuk pritej duke na dhënë të gjithëve një mësim të mirë. 

Rosaku i shëmtuar

  • Rosaku i shëmtuar është një nga përrallat më të bukura të Andersenit, është një përrallë autobiografi. Rosaku ishte ndryshe nga vëllezerit e tij. Ai ishte më i madh dhe ngjyrë gri, ishte i shëmtuar, prandaj askush nuk e donte dhe nuk pranonte të luante me të. Ata e perzunë nga ferma e tyre dhe Rosaku i gjorë mbeti vetëm. Kështu kaloi dimri me borë e ngrica dhe Rosaku nuk e kuptoi që duke ardhur pranvera edhe pamja e tij po ndryshonte. Kështu kur ai pa veten e tij ne sipërfaqen e ujit të liqenit , vuri re se nga një rosak i shëmtuar gri, ishte shndërruar në një mjelmë të bardhë shumë të bukur. Mesazhi që përcjell përralla është shumë i bukur. Nuk ka rëndësi ku lind dhe se si je në paraqitjen e jashtme, e rëndësishme është të jesh i bukur në shpirt dhe të jesh i aftë për shoqërinë. 
     

Shtëpia e ëmbëlsirave

  • Përralla flet për dy fëmijë të vegjël motër e vëlla të cilët kanë humbur nënën dhe rriten nga njerka që i trajton shumë keq. Duke qënë se janë familje e varfër babai I tyre I pazotë per ti mbrojtur nga njerka, e cila edhe atë e trajton shumë keq, detyrohet ti braktisë në pyll pasi janëshumë gojë për tu ushqyer.  Por djali është shumë I zgjuar dhe e gjen gjithnjë një mënyrë  për tu kthyer në shtëpi. 

    Gjatë këtyre peripecive fëmijët ndeshen me një shtrigë të keqe që I fut në kurth nëpërmjet shtëpisë së ëmbëlsirave. Por fëmijët arrijnë ta hedhin në zjarr shtrigën dhe të kthehen të lumtur në shtëpi, ku babai I tyre I gëzuar që u kthyen në shtëpi ju premton se nuk do ti braktisë më kurrë. 

Tre derrkucët

  • Na ishte njëherë në një pyll, një ujk. Ujkut i pëlqente të këndonte sa që shpresonte të bëhej një yll muzike. Ai këndonte na mëngjesi deri në darkë, por...ujku ishte gjithmonë i uritur vetëm se nuk ushqehej asnjëherë. Të gjithë kafshët e pyllit e tallnin e tallnin dhe vetëm e tallnin.....por ujku....prap nuk hante asnjëherë. 

    Një ditë të bukur vendosi të mos vihej më në lojë nga kafshët e tjera dhe vendosi të hante ushqimin më të mirë, më të shijshëm, më të veçantin në botë... Dhe a e dini se kush është? Kush është? Kush është? 

    Shikim të këndshëm ose më mirë të themi ju bëftë mirë.... 

Vallja e pinguinëve

  • Në vendin e pinguinëve, pas një dimri të egër plot ngrica dhe erë, po vjen pranevera dhe pesë “fëmijët pinguinë” përgatiten për shfaqen e tyre para nisjes së shtegëtimit të parë drejt oqeanit. 
     

    Lejtmotivi muzikor është Vallja e Pinguinit të cilën, ata e kanë kthyer në një këngë, vargjet e së cilës, i këndojnë me rradhë, po që në provën e parë, Pesa ( Ata emërohen me numëra ), hesht dhe nuk pranon të këndojë, duke pretenduar se është i shëmtuar dhe nuk mund të dalë në skenë me atë pamje “si punguin koti” me një kokë të vogël sqep të zi, krahë dhe këmbë të shkurtra. Ai kërkon të kete brirë të mëdhenj e të bukur si një dre që shfaqet ne sfond. 
     

    Në përpjekjen e tyre për mos dështimin e shfaqes, Njëshi i premton dhe i gjen një palë brirë dreri, të cilat ia vendosin mbi kokë duke filluar transformimin qesharak të Pesës. Po, sapo rifillojnë provat, ai ( ajo ) ka pretendime të tjera. Këtë rradhë kërkon që të ketë një bisht të gjatë si dhelpra polare që shfaqet në sfond. Ndodh e njëjta gjë dhe Dyshi, ia plotëson dëshirën duke i montuar një bisht të gjatë që e bën dhe më qesharak. Edhe prova e tretë ndërpritet se Pesa, këtë rradhë kërkon që të ketë mustaqe si foka fqinja e tyre. Sërish njera nga shoqet i gjen një palë mustaqe që ajo i vendos, po kur më në fund, i vjen rradha të këndojë vargun e saj, nuk arrin dot, se mustaqet e pengojnë përfundimisht.
     

    Shfaqja është në prag të dështimit, kur moti befas egërsohet dhe fillon një ciklon që provokon një ortek. Të mbuluar dhe të flakur në dëborë, në një çast qetësie, Pesa mbetet përballë shokëve me pamjen e tij natyrore që është shumë e bukur. Pas kësaj, kënga është gati dhe grupi fillon shtegëtimim e parë nën tingujt e saj.  

Vitaminat e jetës

  • Një djal i vogël dhe i llastuar nga e ëma, ha çdo ditë çokokrem, krem supe me çokollatë, dhe është aq i fryrë saqë përherë shtrihet në oborrin e shtëpisë dhe ia fut gjumit për shtatë palë qejfe. Mirëpo një ditë, aty kalojnë dy Spinaqush. Ata vijnë nga qyteti i Spinaqit dhe janë tmerrsisht të shpejtë e shumë të fortë si rezultat i të ushqyerit me spinaq. Djali kërkon të bëhetsi ata dhe shkon në Qytetin jeshil të Spinaqit për të parë se ç'duhet bërë. Aty mëson vlerat e të ushqyerit me spinaq, dhe arrin të fitoj shkathtësi dhe forcë fal spinaqit që fillon të hajë. Mirëpo ja që jo të gjithë muskujt i forcohen.
     

    Spinaqushët e këshillojnë të shkojë në nëntokë, te Qyteti i Karrotave dhe të kërkojë Mbretëreshën Karrotë. Kur djali futet në thellësinë e errët skëterrë të tokës, kupton që Mbretëresha Karrotë paska fuqinë vezulluese të Vitamisës A, dhe arrika të lëshojë rreze drite shumë të forta. Mbretëresha Karrotë i mëson djalit se ç'do të thotë të ushqehesh shëndetshëm. Tani ai arrin ta shoh gjithçka më kthjellë. Mbretëresha Karrotë i këshillon të ngjitet në qytetin më të lartë të rruzullit, në qytetin e intelektualëve, në atë që quhet Qyteti i Arrave. Ata i premtojnë t'i japin arra, por me kusht që ai të kalojë suksesshëm një sfidë intelektuale me 3 gjëagjëza.
     

    Djali, i ndodhur ngushtë ngaqë asnjëherë nuk ka qenë i zoti për gjëagjëza, thërret në ndihmë fëmijët e publikut. Fal tyre arrin të fitojë dhe të ushqehet me arra. Më në fund mund të ndihet edhe djali pakëz intelektuale. Siç thoni edhe Arrat, ai duhet te shkoje në Qytetin e Limonive. Tashmë djali ushqehet edhe me vitminën C, duke iu shmangur gripit e duke u bere perfundimisht me i shëndetshme, me e shkathët, më i fortë, më i zgjuar dhe me i bukur se kurrë.  
     

Djali Miliarder

  • E keni menduar ndonjëherë si do të ishte nëse do  të kishit 1 miliard sterlina? Njihuni me Xho Pataten, djaloshi që ka gjithçka, përveç shokëve. Ai i  kërkon babait të tij që të transferohet në një shkollë publike ku askush nuk e njeh dhe do mund ta mbajë sekret faktin që është një miliarder. Aty ai njihet me Bobin, shokun e tij të ri dhe aventurat fillojnë për të dy.

    A do mundet Xho ta mbajë sekretin deri ne fund? A do të ketë ai më në fund një shok të vërtetë? A janë paratë gjëja më e rëndësishme?

    Ejani ti zbulojmë bashkë të gjitha këto në një spektakël të vërtetë plot surpriza

Borëbardha dhe shtatë xhuxhat

  •  "Borëbardha dhe shtatë xhuxhat"
     Vjen, si asnjëherë tjetër, një koncept i ri, modern dhe mjaft argëtues i përrallës klasike aq të dashur për fëmijët "Borëbardha dhe shtatë xhuxhat" Për herë të parë, një ndër përrallat më të bukura klasike, do të interpretohet e gjitha nga një aktore e vetme. Një magji skenike, plot me ëmbëlsi, humor dhe me mesazhe, i presin fëmijët tuaj në kete shfaqje.

Hirushja

  • Një komedi satirë e cila shtjellon një ngjarje tejet të njohur nga fëmijet por sjellë në një mënyrë komike si nga gjuha ashtu edhe nga situatat në të cilat vendosen personazhet. Hirushja është ajo vajza e dlirë, e dashur, punëtore e cila vuan ligësinë e njerkës dhe thjeshtrave të saj të cilat, jo vetëm i kane marrë shtëpinë dhe gjithë c’ka por, duan ti marrin edhe shpirtin. Një mbret i cili do me cdo kusht të martojë të birin dhe ti kalojë detyrimet që të jetojë ca kohe i qetë e të shijojë nipa e mbesa. Një Lolo të cilit i bien të gjitha barrat në shpinë dhe mundohet të cojë cdo porosi të të Zotit në vend. E gjithë jeta e tyre merr kthesë kur mbreti pa pyetur askënd vendos të martojë djalin brënda natës. Situata të shpejta, etyde komike dhe pak pluhur magjik dhe cdo gjë shkon në vend sic duhet të ishte.

Zonjushë plastika

  • Zonjushë Plastika, materiali më i përdorur nga njerezit, takohet me personazhet më të dashur të fëmijëve. Nga këto takime,ajo kupton se pavarësisht përhapjes së saj në botë, ajo është e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për fëmijët,njerezit dhe mjedisin. Njëbrirëshi i bën asaj të ditur se materiali i saj dhe ngjyruesit e hedhur mbi të janë shumë të dëmshme për fëmijët. Gjumashët e Reve e kritikojnë për dëmtimin e atmosferës për shkak të kimikateve që lëshon përbërja e saj. Sirenat ankohen për gjallesat e ngordhura për shkak të plastikës së përtypur. Ngrica Teprica është e alarmuar për shkak të ngrohjes globale si pasojë e djegies së materialeve të dëmshme si Plastika. Në fund,personazhi i Natyrës jep ndëshkimin e merituar për Zonjushë Plastikën por duke kritikuar edhe njerezit për përdorimin pa kriter të këtij materiali.

Princeshat dhe bizelja magjike

  •  

    Përralla “Princeshat dhe bizelja magjike”, e cila është shkëputur nga përralla klasike e Andersenit kësaj here vjen në formë muzikale dhe komike.

    Një mbretëri e tërë ka rënë në dëshpërim pasi Princi nuk arrin dot të gjejë një princeshë. Me ndihmën e bizeles magjike më në fund ai gjen princeshën e zemrës.

Roza dhe fati

  •  

    Rozafa është një nga legjendat më të bukura dhe më domethënëse të folklorit shqiptar. Tre vëllezër duan të ngrënë një kala, por përpjekjet e tyre rezultojnë të kota. Ata punojnë gjithë ditën dhe në mëngjes kalaja është e shembur. Për t'a mbajtur në këmbë ndërtesën e tyre duhet një sakrificë e madhe. Murosja e një gruaje. A do të arrijnë vëllezërit që t'a bëjnë këtë sakrificë sublime për të arritur qëllimin e tyre? Përgjigjen e gjeni vetëm në teatrin e kukullave.

E bija e hënës dhe diellit

  • Une jam, e bija e hënës dhe e diellit, jam pika e qiejve që bien si yje kudo, per shpetimin e ketyre maleve e fushave, për lirine e ketij vendi.

    Nje pershtatje e legjendes se shkruar nga Mitrush Kuteli e cila sjell dashurine ne te gjitha dimensionet e saj. Nje trim, nje vashe e bukur, nje e lige dhe nje rrugetim i veshtire. Nje zgjedhje mes dashurise se nenes dhe beses se dhene.

    Nje shfaqje e mbeshtetur ne traditat shqiptare si nga tematika ashtu edhe ne skenografi dhe kostume vjen perpara publikut te vogel ne kete prag festash kombetare.