Aladini është një muzikal me të gjitha ngjyrat e Arabisë. Muzika shqip sjell atmosferën mistike të qytetit të Agrabasë me intrigat e Xhafarit për të marrë pushtetin e Sulltanit të madh dhe me dashurinë e Aladinit për Princeshën Xhasmin. Aladini, një hajdut për të mbajtur frymën gjallë, bie në dashuri me Xhasminën. Por a do të arrijë ai ta fitojë shpirtin e lirë të saj? Ndoshta për këtë do duhet ndihma e një Xhindi të burgosur brenda një llambe magjike. Apo duhet vetëm sinqeriteti dhe besimi tek vetja dhe tek tjetri? Kjo do të zbulohet nëse edhe ju hipni mbi tapetin fluturues dhe vini të shihni nga afër magjinë e shfaqjes "Aladini".