Qullaci i hekurt
"Qullaci i Hekurt" është një vepër dramaturgjike për fëmijë që synon edukimin e tyre nëpërmjet teatrit. Subjekti Subjekti i kësaj vepre bën fjalë për një shërbëtor të thjeshtë të një mbretërie të cilin e tallin të gjithë duke i thënë 'qullac' për shkak të fizikut të tij të pafavorshëm e jo të bukur. Dhe ndërkohë papritmas shfaqet një armike e fuqishme që synon shkatërrimin e mbretërisë e cila me dinakërinë e saj arrin ta gjunjëzojë Mbretin e të shkatërrojë shpresën. Mirëpo falë zgjuarsisë dhe mirësisë së 'qullacit' e keqja mundet dhe mbretëria çlirohet. Shpëtimi vjen nga aty ku nuk pritej duke na dhënë të gjithëve një mësim të mirë.
Shfaqjet:
- Aladini
- Delja e detit
- E bukura dhe bisha
- Grinçi
- Maçoku me çizme
- Na ishte njëherë
- Peshku i artë
- Qullaci i hekurt
- Rosaku i shëmtuar
- Shtëpia e ëmbëlsirave
- Tre derrkucët
- Vallja e pinguinëve
- Vitaminat e jetës
- Djali Miliarder
- Borëbardha dhe shtatë xhuxhat
- Hirushja
- Zonjushë plastika
- Princeshat dhe bizelja magjike
- Roza dhe fati
- E bija e hënës dhe diellit
- Shshsht...mbaje sekret
- Tre Muskëterët
- Smërfët dhe Gargamela