Hirushja

Një komedi satirë e cila shtjellon një ngjarje tejet të njohur nga fëmijet por sjellë në një mënyrë komike si nga gjuha ashtu edhe nga situatat në të cilat vendosen personazhet. Hirushja është ajo vajza e dlirë, e dashur, punëtore e cila vuan ligësinë e njerkës dhe thjeshtrave të saj të cilat, jo vetëm i kane marrë shtëpinë dhe gjithë c’ka por, duan ti marrin edhe shpirtin. Një mbret i cili do me cdo kusht të martojë të birin dhe ti kalojë detyrimet që të jetojë ca kohe i qetë e të shijojë nipa e mbesa. Një Lolo të cilit i bien të gjitha barrat në shpinë dhe mundohet të cojë cdo porosi të të Zotit në vend. E gjithë jeta e tyre merr kthesë kur mbreti pa pyetur askënd vendos të martojë djalin brënda natës. Situata të shpejta, etyde komike dhe pak pluhur magjik dhe cdo gjë shkon në vend sic duhet të ishte.