Rreth Nesh

QENDRA KOMBËTARE E KULTURËS PËR FËMIJË

(ish pallati i pionierëve) ka kaluar në varësi të Ministrisë së Kulturës në dt: 23 Shtator 1999

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, ose ish Pallati i Pionierëve themeluar që në datë 17 Dhjetor 1947 me drejtor atëherë, Kol Xhumarin dhe Shefin e parë të muzikës Maestro Tonin Harapi. Në vitin 1998 Pllati i Pionierëve ndryshoi emërtim në Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, por duke ruajtur të njëjtin vision të edukimit kulturor të fëmijëve, argëtimin, kultivimin e prirjeve, talenteve, formimin e shprehive dhe shkathtësive.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë është një institucion kombëtar, i organizuar mbi bazën e kurseve jashtëshkollore për formimin artistik të fëmijëve në formën e kurseve të: muzikës, instrumentave muzikorë, baletit, valles popullore, kërcimit modern, këngës e korit, teatrit, dance teatrit, pikturës, fotografisë, kursi letrar dhe biblioteka e fëmijëve, duke e realizuar këtë nëpërmjet një edukimi profesional.
 


Qëllimi bazë i saj është zënia e kohës së lirë të fëmijëve dhe dhënia e mundësisë talenteve të evidentohen në skenë duke e nisur këtë në organizimin e shkollave në rang kryeqyteti e kombëtar e cila shërben për njohjen, ruajtjen dhe forcimin e traditës kombëtare, edukon atdhedashurinë si dhe ndihmon për njohjen e vlerave të kulturës botërore. Në shërbim të edukimit dhe argëtimit, zhvillimit të lirë të mendimit dhe krijimit, talentit dhe aftësimit, organizon veprimtari shkollore e ndërshkollore, kombëtare dhe ndërkombëtare si konkurse, performanca për fëmijë, olimpiada, festivale në rang kombëtar dhe mbarëkombëtarë, ekspozita, promovime librash, takime me shkrimtarë, kompozitorë etj.


Në vite nga bankat e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë kanë dalë artistë që kanë mbushur skenën dhe tërësinë e artitshqiptar. Këtu mund të përmendim artistë të ndryshëm që kanë qenë pjesë e QKKF, jo vetëm duke marrë mësime arti, por edhe duke kontribuar në edukimin e këtyre talenteve që sot janë ata që bëjnë historinë e artit shqiptar. E pikërisht prej këtyre emrave, arti shqiptar ka tashmë në skenën e në plotësinë e vet artistë si: Suzana Frashëri, Inva Mula, Lili Cingu, Suzana Turku, Zana Cela, Irma Libohova, Ardit Gjebrea, Tedi Papavrami, Yllka Mujo, Eranda Libohova, Artiola Toska, Elsa Lila, Mariza Ikonomi, Jonida Maliqi, Era Rusi, Ada Gurra, Irini Pahumi, Ronela Hajati, Ester Hoxha, Olta Boka, Kejsi Tola, Himena Ymeri, Ermonela Jaho, Drini Zeqo, Leon Cino, Ilir Avdyli, Gentian Doda, Florian Binaj, Enada Hoxha, Elton Deda, Bledi Strakosha, Alketa Vejsiu, Ketrin Gjocaj e shumë të tjerë.

● Drejtues

Kol Xhumari, Piro Papalilo(1965-1967), Pertef Deveja, Abdi Kercini, Bekim Gace, Eleonora Bare, Lidjana Morcka, Loreta Gjergjani, Kadri Baze, Floriana Paskali, Haxhi Dalipi, Xhavit Ujkani, Flamur Shehu, Jorida Meta, Altin Rada, Sabina Kodra, Ardita Repishti, Gentian Çoçoli, Monika Lubonja, Erion Isai, Agim Bajko.

● Kompozitorë të ndryshëm

Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Limoz Dizdari, Feim Ibrahimi, Nikolla Zoraqi, Robert Radoja, Shpëtim Kushta, Alfred Kacinari, Adrian Hila, Selim Ishmaku, Agim Rreza, Dorian Nini, Aleksander Lalo, Kujtim Laro, Gazmend Mullai, Edmond Zhulali, Petrit Tërkuci, Diana Ziu, Luan Bakiu, Xhavit Ujkani, Flamur Shehu,, etj., të cilët kanë qenë komponenti kryesor i edukimit të artistëve të vegjël e gjithashtu të organizimit të një sere koncertesh e festivale për fëmijë.

● Koreografët

Koreografët që kanë nxjerrë në skenë fëmijë të talentuar si: Panajot Kanaci, Agron Aliaj, Engjëll Tershana, Skënder Selimi, Gëzim Kaceli, Enver Birko, Abedin Metuli, Ramazan Bogdani, Diana Baze, Loreta Numani, Blerina Arbana, Zhuljeta Manastirliu, Fatjon Sulstarova.

● Poetë të ndryshëm

Poetë të ndryshëm kanë qenë pjesë e pandarë e QKKF për skenare, librete, tekste këngësh, poezi për fëmijë duke i dhuruar botës së fëmijëve magjinë e fjalës e kjo erdhi prej emra të njohur si: Dritero Agolli, Adelina Mamaqi, Xhevahir Spahiu, Xhuljana Jorganxhi, Ferit Lamaj, Shkëlzen Zalli, Vangjush Saro, Alqi Boshnjaku, Jorgo Papingji, Agim Doci, Xhevat Beqaraj, Shpresa Vreto, etj.

● Instruktorë e Sportistë

Panajot Pano, Agustin Kola, Vaso Shaka, Agim Fagu, Ali Mema, Arben Imami, Farie Hoti, Luigj Shala, Agim Korbi

TEATRI I KUKULLAVE

Teatri i Kukullave ka kaluar në varësi të Ministrisë së Kulturës në dt:

Krijimi i Teatrit të Kukullave në Tiranë si datë historike njeh 10 dhjetor dite kur u shfaq premiera e parë e mirëfillte “ Fatbardha”, e shkrimtarit sovjetikShnejdor. Inisiatori i parë, si regjisor, për eksperimentimin e Teatrit të Kukullave ishte Xhemal Broja, i cili mblodhi aktorët e parë si : Marta Burda, Eleni Plasari, Ana Kçira, Myftar Armiri, Avni Resuli e Tiftire Keta, Qenan Toro, Enver Dauti, Melpomeni Çobani etj. Kukullat u përgatitën nga piktori Ndoc Kodheli, dekoret nga piktori Rrok Daberdaku dhe kostumet nga Veta Stillu.
 


Teatri i parë profesionist i Kukullave, ishte i përbërë vetëm nga 12 persona nga të cilët: një regjisor, një piktor për kukullat e skenat, pesë aktor, një marangoz, një rrobaqepës, një elektriçist, një mashinist dhe një llogaritar. Shfaqja e kësaj pjese u dha në skenën e Kinema Republika, ku zhvilloi aktivitetin e tij Teatri I Kukullave që nga mbarimi i vitit 1950 dhe deri në vitin 1955. Puna ecën më tej, me 20 mars 1951 Llazar Veria vë në skenë “Lulja e kuqe e Kamaxhovës dhe Brozoviç. Me 28 mars 1952 regjizori Pandi Stilli vë në skenë shfaqjen “Hirushja”.
 

Kukullat dhe dekoret e gjithë këtyre që thamë më lart e cila mund të quhet edhe faza e parë e këtij Teatri u realizuan dhe ideuan nga mjeshtri Ndoc Kodheli dhe skenografi Rustem Qenani. Në vitin 1954 drejtimin artistik të teatrit e merr regjizori Selman Vaqari deri në vitin 1964. Mbas këtyre viteve vjen regjizorja Lavdie Toro, e cila luan një rol të rëndësishëm të këtij Teatri 1996 dhe ne vitin 1997 vjen regjizorja Klaudia Mikeli. Nje peshe shume te rendesishme per vite te tera me rradhe ka edhe skenogarfi Toni Shiroka, artist i merituar, Majlinda Frasheri, Romeo Cani, dhe tani Merita Spahija Skenografe.
 

Per gjithe kete periudhe artistike qe thame me lart ne kete teater u ideua dhe u realizuar me qindra dhe dhjetra role dhe shfaqje. Nder aktoret ne vite jane, te dalluar per krijimtarine e tyre te mirefillte dhe cilesore artistike shquhen, Zija Grapshi, Xhavit Xhepa, Pleurat Armiri, Xhavit Sallaku, Mirgeta Cobani, Eva Pellumbi, Lorenc Pepa, Mira Minga, Bakie Baboci, Florinda Mazreku, Marilda Furxhi,Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari, Leonard Daliu, etj....... Ne vitin 2003 Maj te Teatrit te Kukullave Tirane emertohet Teatri Kombetar per Femije, Kjo salle perbehet nga 160 vende dhe jep mbi 500 shfaqje ne vit ne te gjithe vendin. Per forcimin dhe konsolidimin e ketij Teatri jane bere nga skenografe, aktore dhe regjizore, kurse dhe shkolla kualifikimi, si brenda dhe jashte vendit.

Eventet Kryesore:

N/R Titulli i Eventit Tipi i Eventit Data e Eventit
1 Përralla e kohës së humbur Shfaqja e parë me kukulla 15/06/1950
2 Festivali i Këngës për Fëmijë Festivali i Parë Viti 1965
3 Festivali Mbarkombetar Folklorik për Fëmijë Festivali i Parë Viti 2014
4 Festivali Kecimit per Femije “Ne jemi bota” Festivali i Parë Viti 2013
5 Festivali Ballkanik i Kukullave Festivali i Parë Viti 1995
6 Teatri i Kukullave dekorohet me titullin "Naim Frashëri" i Artë 65 Vjetori i Teatrit të Kukullave 03/12/2010
7 Pjesëmarrje në Eurosong Junior Pjesëmarrje për herë të parë 18/11/2015
8 Food Revolution Day Pjesëmarrje për herë të parë 12/05/2015