Maçoku me çizme

Na ishte nje here nje mullixhi qe, para se te vdiste, I la trashegim djalit te madh mullirin, te mesmit nje gomar dhe te voglit nje maçok…Po qe nuk ishte nje maçok dosido. Qe ta  ndihmonte te zotin,maçoku zuri dy menjella. Pasketaj I beri nje vizite mbretit dhe I tha: 
 

-Madheri ,imzot,merkezi I Karabasit, me ka ngarkuar qe t’ju jap kete dhurate modeste. Nje dite kur mbreti kishte dale per shetitje tok me te bijen, maçoku e shtyu te zotin te futej ne lume. Ia fshehu teshat dhe, kur pa te kalonte atyre aneve karrocen e mbretit, thirri: -Ndihme ! Ndihme!  Imzot ,markezi I Karabasit ,po mbytet !Mbreti dergoi oborrtaret e tij qe ta shpetonin djaloshin. Maçoku I kallezoi qe cubat I kishin plackitur dhe e kishin hedhur ne lume. Me ta marre vesh kete gje, mbreti dha urdher t’I jepnin djaloshit nje pale rroba qe I vinin per shtat seres se tij. Princesha , kur pa ate djalosh aq te hejshen, ra sakaq ne deshuri me te. Djaloshi zuri vend ne karrocen mbreterore. Nderkohe maçoku, duke vrapuar me çizmet e veta, I urdheronte fshataret: -Nese nuk I thoni mbretit qe keto toka jane te markezit te Karabasit, ka per t’ju pire e zeza! Te gjoret fshatare vepronin si u thoshte maçoku. 
 

Maçoku shkoi ne keshtjellen ku jetonte pronari I vertete I tokave, I cili na ishte nje magjistar I frikshem. –Me kane thene, - I tha Maçoku me çizme,- qe je I zoti te hysh nen lekuren dhe te marresh formen e cfarrdolloj kafshe. – Po, ashtu eshte,- I tha magjistari dhe per t’ia deshmuar u shnderrua ne nje luan te tmerrshem. – Eh , kjo eshte e lehte, - I tha me te qeshur Maçoku , - po ma do mendja qe nuk je ne gjendje te shnderrohesh ne nje kafshe me te vogel, fjala vjen ne nje miush. Atehere magjistari u shnderrua ne nje miush. Sakaq Maçoku e ngertheu dhe e kollofiti. Ate çast mbreti dhe shpura e tij mberriten ne keshtjelle. – Mire se erdhet ne keshtjellen e markezit te Karabasit, -I pershendeti Maçoku. Sherbetoret u perkulen para zotit te tyre te ri. I mrekulluar ng ate gjithe c’po I shihnin syte , mbreti mendoi se markezi I Karabasit do te ishte nje bashkeshort I mire per te bijen. E bija e mbretit dhe markezi I Karabasit vune kurore dhe jetuan te lumtur. Gjithcka u be e mundur fale mencurise se Macokut me Çizme , I cili nuk le gje pa bere qe t’i siguronte te zotit nje jete qete e te begate.