Na ishte njëherë

Përralla “Na ishte njëherë” flet për historinë e një Mbreti shumë të mirë, që mbas tradhëtisë që i bën mbretëresha e tij vendos të hakmerret ndaj të gjitha grave e vajzave të mbretërisë. Subjekti është marrë nga përrallat 1001 netë, ku personazhi kryesor Sheherezade vendos të sakrifikojë për të shpëtuar gratë e vajzat e mbretërisë. Ajo i tregon cdo natë një histori të bukur mbretit i cili nga kureshtja e shtyn vendimin për ta dënuar Sheherezaden. Në shfaqjen tonë ajo ka zgjedhur të tregojë historinë e Alibabas dhe hajdutëve të tij. Në fund mbreti e fal Sheherezaden dhe të gjitha gratë e vajzat.