Vitaminat e jetës

Një djal i vogël dhe i llastuar nga e ëma, ha çdo ditë çokokrem, krem supe me çokollatë, dhe është aq i fryrë saqë përherë shtrihet në oborrin e shtëpisë dhe ia fut gjumit për shtatë palë qejfe. Mirëpo një ditë, aty kalojnë dy Spinaqush. Ata vijnë nga qyteti i Spinaqit dhe janë tmerrsisht të shpejtë e shumë të fortë si rezultat i të ushqyerit me spinaq. Djali kërkon të bëhetsi ata dhe shkon në Qytetin jeshil të Spinaqit për të parë se ç'duhet bërë. Aty mëson vlerat e të ushqyerit me spinaq, dhe arrin të fitoj shkathtësi dhe forcë fal spinaqit që fillon të hajë. Mirëpo ja që jo të gjithë muskujt i forcohen.
 

Spinaqushët e këshillojnë të shkojë në nëntokë, te Qyteti i Karrotave dhe të kërkojë Mbretëreshën Karrotë. Kur djali futet në thellësinë e errët skëterrë të tokës, kupton që Mbretëresha Karrotë paska fuqinë vezulluese të Vitamisës A, dhe arrika të lëshojë rreze drite shumë të forta. Mbretëresha Karrotë i mëson djalit se ç'do të thotë të ushqehesh shëndetshëm. Tani ai arrin ta shoh gjithçka më kthjellë. Mbretëresha Karrotë i këshillon të ngjitet në qytetin më të lartë të rruzullit, në qytetin e intelektualëve, në atë që quhet Qyteti i Arrave. Ata i premtojnë t'i japin arra, por me kusht që ai të kalojë suksesshëm një sfidë intelektuale me 3 gjëagjëza.
 

Djali, i ndodhur ngushtë ngaqë asnjëherë nuk ka qenë i zoti për gjëagjëza, thërret në ndihmë fëmijët e publikut. Fal tyre arrin të fitojë dhe të ushqehet me arra. Më në fund mund të ndihet edhe djali pakëz intelektuale. Siç thoni edhe Arrat, ai duhet te shkoje në Qytetin e Limonive. Tashmë djali ushqehet edhe me vitminën C, duke iu shmangur gripit e duke u bere perfundimisht me i shëndetshme, me e shkathët, më i fortë, më i zgjuar dhe me i bukur se kurrë.  
 

Mosha e sugjeruar 5+.