Rosaku i shëmtuar
Rosaku i shëmtuar është një nga përrallat më të bukura të Andersenit, është një përrallë autobiografi. Rosaku ishte ndryshe nga vëllezerit e tij. Ai ishte më i madh dhe ngjyrë gri, ishte i shëmtuar, prandaj askush nuk e donte dhe nuk pranonte të luante me të. Ata e perzunë nga ferma e tyre dhe Rosaku i gjorë mbeti vetëm. Kështu kaloi dimri me borë e ngrica dhe Rosaku nuk e kuptoi që duke ardhur pranvera edhe pamja e tij po ndryshonte. Kështu kur ai pa veten e tij ne sipërfaqen e ujit të liqenit , vuri re se nga një rosak i shëmtuar gri, ishte shndërruar në një mjelmë të bardhë shumë të bukur. Mesazhi që përcjell përralla është shumë i bukur. Nuk ka rëndësi ku lind dhe se si je në paraqitjen e jashtme, e rëndësishme është të jesh i bukur në shpirt dhe të jesh i aftë për shoqërinë.
Mosha e sugjeruar 7+.
Shfaqjet:
- Aladini
- Delja e detit
- E bukura dhe bisha
- Grinçi
- Maçoku me çizme
- Na ishte njëherë
- Peshku i artë
- Qullaci i hekurt
- Rosaku i shëmtuar
- Shtëpia e ëmbëlsirave
- Tre derrkucët
- Vallja e pinguinëve
- Vitaminat e jetës
- Djali Miliarder
- Borëbardha dhe shtatë xhuxhat
- Hirushja
- Zonjushë plastika
- Princeshat dhe bizelja magjike
- Roza dhe fati
- E bija e hënës dhe diellit
- Shshsht...mbaje sekret
- Tre Muskëterët
- Smërfët dhe Gargamela