E bukura dhe bisha

Shiko Trailer-in

Një princ i ri, egoist dhe arrogant bie nën magjinë e një magjistareje, e cila e shndërron atë në një bishë të frikshme. Ndërkohë shërbëtorët e tij i kthen në objekte. Po të mësojë të dojë dhe të bëj që edhe të tjerët ta duan, atëherë magjia do të prishet. Në të kundërt ai do të mbetet një bishë. Por kush vallë do të mund të dashurohet me një bishë? 
 

Mirëpo një ditë, E Bukura - një vajzë e re, e guximshme, inteligjente dhe plot gjallëri - hyn në kështjellën e Bishës pasi ai kishte burgosur të atin e saj. Me ndihmën e shërbëtorëve të Princit, ajo nxjerrë në pah brishtësinë dhe çiltërsinë që kishin qenë të fshehura në thellësi të shpirtit të tij. Mes tyre lind diçka e mrekullueshme. Por, në fshatin nga vjen E Bukura, ekziston shpirt-akulli Gaston, që ka plane të tjera për të ardhmen e saj.