Vallja e pinguinëve

Shiko Trailer-in

Në vendin e pinguinëve, pas një dimri të egër plot ngrica dhe erë, po vjen pranevera dhe pesë “fëmijët pinguinë” përgatiten për shfaqen e tyre para nisjes së shtegëtimit të parë drejt oqeanit. 
 

Lejtmotivi muzikor është Vallja e Pinguinit të cilën, ata e kanë kthyer në një këngë, vargjet e së cilës, i këndojnë me rradhë, po që në provën e parë, Pesa ( Ata emërohen me numëra ), hesht dhe nuk pranon të këndojë, duke pretenduar se është i shëmtuar dhe nuk mund të dalë në skenë me atë pamje “si punguin koti” me një kokë të vogël sqep të zi, krahë dhe këmbë të shkurtra. Ai kërkon të kete brirë të mëdhenj e të bukur si një dre që shfaqet ne sfond. 
 

Në përpjekjen e tyre për mos dështimin e shfaqes, Njëshi i premton dhe i gjen një palë brirë dreri, të cilat ia vendosin mbi kokë duke filluar transformimin qesharak të Pesës. Po, sapo rifillojnë provat, ai ( ajo ) ka pretendime të tjera. Këtë rradhë kërkon që të ketë një bisht të gjatë si dhelpra polare që shfaqet në sfond. Ndodh e njëjta gjë dhe Dyshi, ia plotëson dëshirën duke i montuar një bisht të gjatë që e bën dhe më qesharak. Edhe prova e tretë ndërpritet se Pesa, këtë rradhë kërkon që të ketë mustaqe si foka fqinja e tyre. Sërish njera nga shoqet i gjen një palë mustaqe që ajo i vendos, po kur më në fund, i vjen rradha të këndojë vargun e saj, nuk arrin dot, se mustaqet e pengojnë përfundimisht.
 

Shfaqja është në prag të dështimit, kur moti befas egërsohet dhe fillon një ciklon që provokon një ortek. Të mbuluar dhe të flakur në dëborë, në një çast qetësie, Pesa mbetet përballë shokëve me pamjen e tij natyrore që është shumë e bukur. Pas kësaj, kënga është gati dhe grupi fillon shtegëtimim e parë nën tingujt e saj.