Tre Muskëterët
D'Artagnan, një i ri nga Gaskonia, shkon në Paris për të arritur ëndrrën e tij për t'u bërë Musketer. Musketerët janë grada me e lartë e ushtrisë personale të mbretit. D'Artagnan synon t'i sjellë një letër që garanton karakterin e tij udhëheqësit të musketierëve. Fatkeqësisht, ai e humb letrën e prezantimit dhe përfshirja te musketerët I bëhet edhe më e vështirë.
Tani D'Artagnan duhet të ndeshet me tre musketierë me ndikim, Athos, Porthos dhe Aramis, të cilët sfidojnë D'Artagnan në një duel. Të katër bëhen miq aq të ngushtë pas kësaj ngjarje pasi kuptojnë kush ishte fillestari I kësaj ndeshje , sa kur D’Artagnan shërben si kadet, gjë që duhet ta bëjë para se të bëhet musketier, secili nga miqtë e tij merr me radhë detyrën e rojes me të. D'Artagnan bashkohet me Musketeers.
Katërshja lufton rojet e kardinalit dhe bëhen miq të ngushtë. Edhe pse ai nuk është ende një Musketeer me përvojë, d'Artagnan shpejt e gjen veten në një mision top-sekret për princeshën.
Ai duhet të ribashkojë të tre musketierët që të mundet të luftojë, sepse siç thotë dhe motoja e tyre; ‘Të gjithë për një dhe një për të gjithë’.
Një histori plot aventura, adrenalinë dhe mbi të gjitha plot mesazhe të forta pë miqësinë, jetën dhe heroizmin. Aventurat e katër shokëve që na tregojnë dhe se motoja e tyre ‘Të gjithë për një dhe një për të gjithë’, mund te mbahet deri në fund
Mosha e sugjeruar 7+.
Shfaqjet:
- Aladini
- Delja e detit
- E bukura dhe bisha
- Grinçi
- Maçoku me çizme
- Na ishte njëherë
- Peshku i artë
- Qullaci i hekurt
- Rosaku i shëmtuar
- Shtëpia e ëmbëlsirave
- Tre derrkucët
- Vallja e pinguinëve
- Vitaminat e jetës
- Djali Miliarder
- Borëbardha dhe shtatë xhuxhat
- Hirushja
- Zonjushë plastika
- Princeshat dhe bizelja magjike
- Roza dhe fati
- E bija e hënës dhe diellit
- Shshsht...mbaje sekret
- Tre Muskëterët
- Smërfët dhe Gargamela