Njoftime

Thirrje për projekte artistike

THIRRJE PËR APLIKIM PROJEKTESH PËR QENDRËN KOMBËTARE TË KULTURËS PËR FËMIJË DHE TEATRIN E KUKULLAVE

Qendra Kombëtare e Kulturës njofton të gjithë të interesuarit se ka hapur procedurën e aplikimit për projekte të reja për vitin 2023

Të gjithë krijuesit, regjisorë,skenaristë, skenografë, muzikantë janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre për ;

1. Projekte në kërkim të hapësirës skenike

2. Shfaqje me kukulla

Ju sqarojme se çfarë duhet të përmbajë dosja që do dorëzoni:

• Skenari

• Konceptin regjisorial

• Skicat e shfaqjes

• Skicat e kukullave

• Kostumografia

• Preventivi (i ndarë sipas zërave)

3. Shfaqje me fëmijë, shfaqje muzikore, si edhe forma të reja bashkëkohore.

• Skenari

• Konceptin regjisorial

• Skicat e shfaqjes

• Kostumografia

• Preventivi (i ndarë sipas zërave)

-Prioritet kanë projektet teatrale që përshtaten në hapësira te ndryshme ( skenë, ambjente të hapura dhe teatër shëtites) si dhe projektet inovative bashkëkohore.

-Aplikanti duhet të mbajë përgjegjësi për projektin në lidhje me të drejtat e autorit.

-Projektet dorëzohen të printuara si dhe në formë elektronike.

Dorëzimi i projekteve do të bëhet nga data 23 Janar- 28 Shkurt 2023 , në adresën info@qkkf.gov.al si dhe nga ora 09:00-14:00 në Qëndren Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, Teatri i Kukullave . Rruga Gëzim Erebara, Tiranë.