Njoftime
Njoftim për vende të lira pune
Njoftim për vende të lira pune:
Qëndra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, Teatri i Kukullave, shpall 1 vend të lire pune.
- Aktor i Parë, (Mashkull) Sektori i Trupës Artistike të Teatrit të Kukullave, me kohë të plotë.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotërojnë diplomë të Nivelit Master për Artin Skenik, dega Dramë, Regji Teatri edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.
• Të ketë përvojë pune në profesion si aktor si dhe të ketë marrë pjesë në projekte artistike për fëmijë.
• Të ketë marrë pjesë nëpër audicione dhë të jetë vlerësuar maksimalisht.
• Të mos ketë masa administrative dhe penale në fuqi.
Apikanti duhet të dorëzojë pranë Qëndra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, nga data 26.03.2024 deri në datë 26.04.2024 nga ora 09:00-13:00, dosjen me këto dokumenta si më poshtë:
• Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip
• Fotokopje të diplomës dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën bachelor);
• Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); ose kontrata artistike;
• Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
• Dëshmi Penaliteti të marrë jo më herët se 3 muaj para dates të aplikimit;
• Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
• Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
• Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.
• Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen pranë zyrë juridike te QKKF.TK bëhet brënda datës 26.04.2024, ora 13 :00.
- Kriteret që duhet të përgatisin aplikantët për këtë audicionin jane :
• Interpretimi i nje tregimi/përralle per te treguar dhe aftesite plastike trupore.
• Interpretimi me kukull i nje pjese teatrale/fragmenti (Teatri i kukullave ju vë ne dispozicion kukullat per cdo aplikant)
• Interpretim i një pjese muzikore per aftësite vokale (me ose pa instrument muzikor)
Njoftime:
- Shpallje për kandidatin fitues në pozicionin e punës, specialist (baleti) në Sektorin e Krijimtarisë Artistike
- Njoftim i rëndësishëm !
- Njoftim për vend të lirë pune
- Thirrje për projekte artistike !
- Shpallje për kandidatin fitues në pozicionin e punës, specialist (aktrim) në Sektorin e Krijimtarisë Artistike
- Njoftim për shpallje fitues të projekteve artistike
- Thirrje për projekte artistike
- Thirrje per projekte artistike
- Njoftim për vende të lira pune
- SHPALLJE PËR KANDIDATIN FITUES NË POZICIONIN E PUNËS, AKTOR I PARË NË SEKTORIN E TRUPËS ARTISTIKE, TEATRI I KUKULLAVE
- Thirrje për projekte artistike
- Regjistrimet për kurset e artit kanë filluar