Njoftime

Shpallje për kandidatin fitues në pozicionin e punës, specialist (aktrim) në Sektorin e Krijimtarisë Artistike

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave,”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, ju njofton se u zhvillua procedura e intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin e punës, Specialist (aktrim) në Sektorin e Krijimtarisë Artistike në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacionin e dorëzuar nga aplikantët, në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues, znj. Aurora Qazimi.