Njoftime

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune:

 

Qëndra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, Teatri i Kukullave, shpall 1 vend të lire pune.

1. Specialist ne Qendren Kombëtare të Kulturës për fëmije, me kohë të plotë.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

• Të zotërojnë diplomë të Nivelit Master për Artin Skenik, dega Aktrim, Regji Teatri, edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

• Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion si ,mësues aktrimi ose regji teatri.

• Të ketë eksperiencë në mësimdhënie me fëmijët ne fushën e Aktrimit.

• Të këtë marrë pjesë nëpër audicione dhë të jetë vlerësuar maksimalisht.

• Të mos ketë masa administrative dhe penale në fuqi.

Apikanti duhet të dorëzojë pranë Qëndra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, brenda datës 06.06.2022, ora 14 : 00 me dosjen me këto dokumenta si më poshtë:

• Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip

• Fotokopje të diplomës dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën bachelor);

• Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

• Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

• Dëshmi Penaliteti të marrë jo më herët se 3 muaj para dates të aplikimit;

• Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

• Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

• Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.

• Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen pranë zyrës juridike në Qëndra Kombëtare Kulturore për Fëmijë brenda datës 06.06.2022, ora 14 : 00.

Adresa: Rruga Gëzim Erebara, Tiranë.