Njoftime

Njoftim për vende të lira pune

Njoftim për vende të lira pune:

 

Qëndra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, Teatri i Kukullave, shpall 1 vend të lire pune.

 

  1. Aktor i Parë, (Mashkull)  Sektori i Trupës Artistike të Teatrit të Kukullave, me kohë të plotë.

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

• Të zotërojnë diplomë të Nivelit Master për Artin Skenik, dega Dramë, Regji Teatri edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

• Të ketë përvojë pune në profesion si aktor si dhe të ketë marrë pjesë në projekte artistike për fëmijë.

• Të ketë marrë pjesë nëpër audicione dhë të jetë vlerësuar maksimalisht.

• Të mos ketë masa administrative dhe penale në fuqi.

Apikanti duhet të dorëzojë pranë Qëndra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, nga data 26.03.2024 deri në datë 26.04.2024 nga ora 09:00-13:00, dosjen me këto dokumenta si më poshtë:

• Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip

• Fotokopje të diplomës dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën bachelor);

• Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); ose kontrata    artistike;

• Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

• Dëshmi Penaliteti të marrë jo më herët se 3 muaj para dates të aplikimit;

• Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

• Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

• Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.

• Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen pranë zyrë juridike te QKKF.TK bëhet brënda datës 26.04.2024, ora 13 :00.

 

  1.  Kriteret që duhet të përgatisin aplikantët për këtë audicionin jane :

• Interpretimi i nje tregimi/përralle per te treguar dhe aftesite plastike trupore.

• Interpretimi me kukull i nje pjese teatrale/fragmenti (Teatri i kukullave ju vë ne dispozicion kukullat per cdo aplikant)

• Interpretim i një pjese muzikore per aftësite vokale (me ose pa instrument muzikor)