Njoftime

Delja e Detit

Një dele e mbyllur në një fermë,e cila ha vetëm ushqim të koncentruar ka një qëllim të madh në jetë: të ushqehet me bar të njomë. Në mungesë e barit në tokë ajo vendos të hidhet në det dhe të behet nje dele deti. Pas shumë vështirësish, më në fund arrin të bëhet një dele e vërtetë deti. Por vë re që edhe nën det nuk mund ta gjej dot barin e njomë, sepse ai bar po shkatërrohej nga njerëzimi. Ajo vendos të bëhet një dele hapësire, dhe shkon në hënë. Delja e bind njeriun ta mbjelli barin në tokë dhe kështu, shkojnë në tokë, ku nisin edhe të festojnë për mbjelljen e barit të njomë. “Delja e Detit” – Një shfaqje inovative për skenën e Teatrit të Kukullave. Një kuartet brilant komunikimi mes kukullës, aktorëve në skenë, personazheve të animuar dhe spektatorit që reagon gjatë shfaqjes. Një shfaqje ku mesazhi për mbrojtjen e mjedisit vjen në mënyrë argëtuese.

 

Mosha e sugjeruar: 5+

 

Autor: Nelson Mulla

Regjia: Aldion Matarangasi

Animacioni: Renato Aliçkolli

Kukullat: Ledian Gjeçi

Me aktorët: Jorida Meta, Florian Kokona, Ilia Kaçi, Aleksandër Grami, Elidon Alika

 

Fonia & ndriçimi- Julian Llukani

Piktor ekzekutues- Renato Aliçkolli

Teknik skene- Gildian Dashi

Punetor skene- Bernard Rakipi

Njoftime:

keyboard_arrow_up