Eja në Teatrin e Kukullave

Rreth Nesh

Krijimi i Teatrit të Kukullave në Tiranë si datë historike njeh 10 dhjetor dite kur u shfaq premiera e parë e mirëfilltë “Fatbardha”, e shkrimtarit sovjetik Shnejdor. Inisiatori i parë, si regjisor, për eksperimentimin e Teatrit të Kukullave ishte Xhemal Broja, i cili mblodhi aktorët e parë si : Marta Burda, Eleni Plasari, Ana Kçira, Myftar Armiri, Avni Resuli e Tiftire Keta, Qenan Toro, Enver Dauti, Melpomeni Çobani etj. Kukullat u përgatitën nga piktori Ndoc Kodheli, dekoret nga piktori Rrok Daberdaku dhe kostumet nga Veta Stillu.