Rreth Nesh

Historiku i QKKF

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë

(ish pallati i pionierëve) ka kaluar në varësi të Ministrisë së Kulturës në dt: 23 Shtator 1999.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, ose ish Pallati i Pionierëve themeluar që në datë 17 Dhjetor 1947 me drejtor atëherë, Kol Xhumarin dhe Shefin e parë të muzikës Maestro Tonin Harapi. Në vitin 1998 Pllati i Pionierëve ndryshoi emërtim në Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, por duke ruajtur të njëjtin vision të edukimit kulturor të fëmijëve, argëtimin, kultivimin e prirjeve, talenteve, formimin e shprehive dhe shkathtësive.
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë është një institucion kombëtar, i organizuar mbi bazën e kurseve jashtëshkollore për formimin artistik të fëmijëve në formën e kurseve të: muzikës, instrumentave muzikorë, baletit, valles popullore, kërcimit modern, këngës e korit, teatrit, dance teatrit, pikturës, fotografisë, kursi letrar dhe biblioteka e fëmijëve, duke e realizuar këtë nëpërmjet një edukimi profesional.

Qëllimi bazë i saj është zënia e kohës së lirë të fëmijëve dhe dhënia e mundësisë talenteve të evidentohen në skenë duke e nisur këtë në organizimin e shkollave në rang kryeqyteti e kombëtar e cila shërben për njohjen, ruajtjen dhe forcimin e traditës kombëtare, edukon atdhedashurinë si dhe ndihmon për njohjen e vlerave të kulturës botërore. Në shërbim të edukimit dhe argëtimit, zhvillimit të lirë të mendimit dhe krijimit, talentit dhe aftësimit, organizon veprimtari shkollore e ndërshkollore, kombëtare dhe ndërkombëtare si konkurse, performanca për fëmijë, olimpiada, festivale në rang kombëtar dhe mbarëkombëtarë, ekspozita, promovime librash, takime me shkrimtarë, kompozitorë etj.

Në vite nga bankat e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë kanë dalë artistë që kanë mbushur skenën dhe tërësinë e artitshqiptar. Këtu mund të përmendim artistë të ndryshëm që kanë qenë pjesë e QKKF, jo vetëm duke marrë mësime arti, por edhe duke kontribuar në edukimin e këtyre talenteve që sot janë ata që bëjnë historinë e artit shqiptar. E pikërisht prej këtyre emrave, arti shqiptar ka tashmë në skenën e në plotësinë e vet artistë si: Suzana Frashëri, Inva Mula, Lili Cingu, Suzana Turku, Zana Cela, Irma Libohova, Ardit Gjebrea, Tedi Papavrami, Yllka Mujo, Eranda Libohova, Artiola Toska, Elsa Lila, Mariza Ikonomi, Jonida Maliqi, Era Rusi, Ada Gurra, Irini Pahumi, Ronela Hajati, Ester Hoxha, Olta Boka, Kejsi Tola, Himena Ymeri, Ermonela Jaho, Drini Zeqo, Leon Cino, Ilir Avdyli, Gentian Doda, Florian Binaj, Enada Hoxha, Elton Deda, Bledi Strakosha, Alketa Vejsiu, Ketrin Gjocaj e shumë të tjerë.

● Drejtues

Kol Xhumari, Piro Papalilo(1965-1967), Pertef Deveja, Abdi Kercini, Bekim Gace, Eleonora Bare, Lidjana Morcka, Loreta Gjergjani, Kadri Baze, Floriana Paskali, Haxhi Dalipi, Xhavit Ujkani, Flamur Shehu, Jorida Meta, Altin Rada, Sabina Kodra, Ardita Repishti, Gentian Çoçoli, Monika Lubonja.

● Kompozitorë të ndryshëm

Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Limoz Dizdari, Feim Ibrahimi, Nikolla Zoraqi, Robert Radoja, Shpëtim Kushta, Alfred Kacinari, Adrian Hila, Selim Ishmaku, Agim Rreza, Dorian Nini, Aleksander Lalo, Kujtim Laro, Gazmend Mullai, Edmond Zhulali, Petrit Tërkuci, Diana Ziu, Luan Bakiu, Xhavit Ujkani, Flamur Shehu,, etj., të cilët kanë qenë komponenti kryesor i edukimit të artistëve të vegjël e gjithashtu të organizimit të një sere koncertesh e festivale për fëmijë.

● Koreografët

Koreografët që kanë nxjerrë në skenë fëmijë të talentuar si: Panajot Kanaci, Agron Aliaj, Engjëll Tershana, Skënder Selimi, Gëzim Kaceli, Enver Birko, Abedin Metuli, Ramazan Bogdani, Diana Baze, Loreta Numani, Blerina Arbana, Zhuljeta Manastirliu, Fatjon Sulstarova.

● Poetë të ndryshëm

Poetë të ndryshëm kanë qenë pjesë e pandarë e QKKF për skenare, librete, tekste këngësh, poezi për fëmijë duke i dhuruar botës së fëmijëve magjinë e fjalës e kjo erdhi prej emra të njohur si: Dritero Agolli, Adelina Mamaqi, Xhevahir Spahiu, Xhuljana Jorganxhi, Ferit Lamaj, Shkëlzen Zalli, Vangjush Saro, Alqi Boshnjaku, Jorgo Papingji, Agim Doci, Xhevat Beqaraj, Shpresa Vreto, etj.

● Instruktorë e Sportistë

Panajot Pano, Agustin Kola, Vaso Shaka, Agim Fagu, Ali Mema, Arben Imami, Farie Hoti, Luigj Shala, Agim Korbi