Njoftime

Njoftim punonjës me kontrate te përkohshme

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, kërkon të punësojë punonjës me kontratë të përkohshme, për vitin 2026, bazuar në VKM Nr. 10, dt. 15.01.2026, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2026, në njësitë e qeverisjes qendrore”, në pozicionet si më poshtë:

 

 

 

1- Elektriçist – 6 orë në ditë – vjetore

 

– Elektiçisti duhet të sigurohet që çdo instalim elektrik të përmbushë standardet e sigurisë për të parandaluar çdo problem të mundshëm të sigurisë të tilla si, zjarret nga sistemi elektrik ose keqfunsionimin e pajisjeve të cilat mund të rrezikojnë si stafin ashtu edhe spektatorët.

– Ndihmon punonjësin Fonist/Ndriçues në kryerjen e detyrave të tij në rastet e fluksit të punës në aktivitetet artistike dhe në Turin Veror.

 

2- Nëpunës informacioni – 6 orë në ditë – vjetore

 

– Kryerjen e detyrës së nënpunësit të informacionit, dhënien e informacionit dhe orientimin e vizitorëve të ndryshëm. Oriention publikun rreth shfaqjeve dhe aktiviteteve kulturore për fëmijë duke dhënë një informacion të shkurtër shpjegues në lidhje me pyetjet që ata mund të kenë;

– Regjistrimin e informacionit për numrin e spektatorve

– Kontrollimin dhe ndërhyrjen, po të jetë nevoja, kur konstaton çrregullime ose zhurmë në sallë gjatë zhvillimit të aktiviteteve, duke garantuar miradministrimin dhe mbrojtjen e çdo materiali.

– Mban nën vëzhgim vizitorët për të shmangur dëme, si të qëllimshme ashtu dhe aksidentale, për objektet e ekspozuara në institucion.

– Kryen edhe punë të tjera të caktuara nga Përgjegjësi i Sektorit, sidomos gjatë shfaqjeve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore.

– QKKF qëndron e hapur gjatë festave zyrtare, kështu që ky pozicion ka punë edhe gjatë ditëve të pushimit zyrtar në varësi të shfaqjeve dhe aktviteteve artistike.

 

3- Punonjës Skene – 6 orë në ditë – vjetore

 

– Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me pergjegjësin e trupës artistike, për të gjitha problemet e ndryshme për vendosjen e dekoreve, si dhe të planifikimit të kalendarit artistik të shfaqjeve dhe aktiviteteve të ndryshme, si dhe të mbështesë punën për realizimin e çdo programi artistik të Teatrit të Kukullave.

– Duhet të njohë të gjithë manovrimin teknik të dekoreve dhe efekteve skenike. Duhet të njohë lëvizjen e dekoreve dhe rekuizitës gjatë skenave të ndryshme.

– Të njohë projektin dhe elementet e tij, ku përfshihen; dekoret, rekuizita skenike, rekuizita e aktorit dhe elementë të tjerë të skenës.

– Vendos çdo fundjave dekoret apo dhe gjatë javës ndërron dekoret e ndryshme.

– Të sigurojë se standartet teknike të dekoreve dhe rekuizitës të ruhen në vazhdimësi gjatë shfrytëzimit të tij në repertor.

 

4- Punonjës (Arkivi) – 6 orë në ditë – vjetore

 

– Realizon përpunimin tekniko‑shkencor të dokumenteve duke kryer klasifikimin, inventarizimin, përshkrimin arkivor, hartimin dhe përditësimin e evidencave arkivore.

– Organizon procesin e inventarizimit të dokumentacionit që nga krijimi i institucionit dhe përgatit dokumentacionin për dorëzim pranë Arkivit Shtetëror përkatës, sipas afateve dhe procedurave ligjore.

– Siguron sistemimin dhe shfrytëzimin e dokumentacionit sipas kërkesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

– Hap dhe administron dosjet sipas pasqyrës emërtuese të miratuar, duke siguruar ndarjen, klasifikimin dhe sistemimin korrekt të dokumentacionit.

– Kujdeset për krijimin dhe monitorimin e kushteve teknike dhe teknologjike për ruajtjen fizike dhe sigurinë e dokumenteve në arkiv, në përputhje me standardet ligjore.

-Harton raporte periodike mbi gjendjen e fondit arkivor dhe propozon masa për përmirësimin e administrimit arkivor.

-Bashkëpunon me organet e inspektimit dhe strukturat përkatëse për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e arkivave.

 

Kriteret për kualifikim

 

– Minimumi 2 vite përvojë pune në pozicionet e kërkuara ose në fusha të ngjashme;

– Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike të paketës Microsoft Office dhe aftësi për përpunim dokumentacioni administrativ në format elektronik (për arkivistin).

– Aftësi të mira organizative, korrektësi profesionale dhe përgjegjësi në punën që do të kryhet.

 

Dokumentacioni që duhet të dërgohet

 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e plotë, kartën e identitetit dhe çdo çertifikatë apo kualifikim që kanë në lidhje me pozicionet e kërkuara.

 

 

 

 

Afati i dorëzimit të CV-së: 07 Prill 2026

 

Mail: [email protected]

 

 

 

Njoftime:

keyboard_arrow_up