Njoftime

Thirrje për aplikim për pozicionin “Këshilltar i jashtëm për mediat dhe marrëdhënien me publikun!“

Thirrje për aplikim për pozicionin

“Këshilltar i jashtëm për mediat dhe marrëdhënien me publikun!“

 

QKKF kërkon të punësojë punonjës të jashtëm me kontratë 1-vjeçare në pozicionin e këshilltarit të jashtëm.

Detyrat dhe objektivat janë bashkërendimi i marrëdhënieve me publikun, përditësimi i informacioneve të shkruara dhe grafike në rrjete sociale dhe web, realizimi i fotove dhe videove për mediat sociale për aktivitetet që lidhen me Teatrin e Kukullave dhe Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e plotë dhe Portfolio të aktiviteteve që kanë realizuar.

Do të ketë prioritet kandidati që i plotëson të gjitha kërkesat dhe që ka njohuri edhe ne editim të informacionit të shkruar dhe vizual.

Afati i dorëzimit të CV-së: 14 nëntor 2025

Mail: [email protected]

Njoftime:

keyboard_arrow_up