THIRRJE PËR APLIKIM PROJEKTESH PËR QENDRËN KOMBËTARE TË KULTURËS PËR FËMIJË DHE TEATRIN E KUKULLAVE
Qendra Kombëtare e Kulturës njofton të gjithë të interesuarit se ka hapur procedurën e aplikimit për projekte të reja për vitin 2024.
Të gjithë krijuesit, regjisorë,skenaristë, skenografë, muzikantë janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre artistike për :
1. Projekte në kërkim të hapësirës skenike
2. Shfaqje me kukulla
Ju sqarojme se çfarë duhet të përmbajë dosja që do dorëzoni:
• Skenari
• Konceptin regjisorial
• Skicat e shfaqjes
• Skicat e kukullave
• Kostumografia
• Preventivi (i ndarë sipas zërave)
3. Shfaqje me fëmijë, shfaqje muzikore, si edhe forma të reja bashkëkohore.
• Skenari
• Konceptin regjisorial
• Skicat e shfaqjes
• Kostumografia
• Preventivi (i ndarë sipas zërave)
-Prioritet kanë projektet teatrale me kukulla që përshtaten në ambjente të hapura dhe teatër shëtites, si dhe projektet inovative bashkëkohore.
-Aplikanti duhet të mbajë përgjegjësi për projektin në lidhje me të drejtat e autorit.
-Projektet dorëzohen të printuara si dhe në formë elektronike.
Dorëzimi i projekteve do të bëhet nga data 20 Dhjetor- 2 Shkurt 2024 , në adresën [email protected] si dhe nga ora 09:00-14:00 në Qëndren Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, Teatri i Kukullave . Rruga Gëzim Erebara, Tiranë.
